Me rastin e festave të fundvitit, fëmijët i shkruajnë nga një letër Babagjyshit ku shprehin dëshirat e tyre për vitin 2019, apo edhe dhuratat që duan.

Por kjo traditë ndonjëherë kthehet në humor nga të rriturit, pasi ata e dinë se nuk ekziston Babagjyshi që sjell dhuratat e që plotëson dëshirat e tyre.

Një letër për Babagjyshin e ka shkruar edhe këngëtarja e njohur Rozana Radi. Ajo e ka treguar letrën e saj nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”.

“I dashur Babagjysh, ashtu si vitin që shkoi, edhe këtë vit, dëshiroj të më sjellësh para. Dëshirën po ta nis të shkruar në letër smeril që mos të fshish b*thën me kërkesën time, siç bëre vjet”, shkruhet në postimin e këngëtares.
Ky postim ka marrë me mijëra pëlqime e qindra komente, ku të gjithë kanë qeshur me lot nga letra e Rozanës. Janë shumë personazhe VIP që kanë parë postimin e saj e kanë komentuar me emoji duke qeshur.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
