27 Dhjetor, 2019

 “Dua të martohem me një burrë, por më pëlqejnë femrat”, 24-vjeçarja në betejë me veten: Jam lesbike apo biseksuale?


“Jam në një betejë të vazhdueshme me veten time sepse nuk e di nëse jam lesbike apo biseksuale.”

Një vajzë 24-vjeçare i ka rrëfyer psikologut dyzimin mbi seksualitetin e saj. Në artikullin e botuar nga The Sun, ajo shprehet se është në një luftë me veten pasi ende nuk di nëse i pëlqejnë vajzat, meshkujt apo të dyja gjinitë.

Rrëfimi i plotë:

Kam bërë seks me meshkuj dhe kjo ishte në rregull, gjithashtu kam pasur një lidhje me një vajzë në shkollë por isha vetëm 15-vjeçe dhe nuk kryem marrëdhënie seksuale.

Mendoj se nëse do kisha bërë seks me të nuk do isha duke i bërë këto pyetje vetes.

Jam njohur me një djalë në një faqe takimesh në internet dhe kam shkuar dy herë me të. Një shoqja ime më pyeti nëse jam tërhequr prej tij dhe i thashë po.

Pastaj ajo tha: “A e sheh veten duke u martuar me një burrë?”

Mendova për këtë për këtë dhe thashë: “E shoh veten duke u martuar me një burrë, por duke qenë me një grua.”

A do ndjeja më shumë për të nëse do kishte gjini tjetër?

© Panoramaplus.al