5 Nëntor, 2021

“Dua të jem bashkë me të!”/ Kanye West pranon publikisht se e do ende Kim Kardashian, edhe pse procedurat e divorcit vazhdojnë


Mes thashethemeve se mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson po lind një romancë e re, një video e Kanye West, ish-bashkëshorti i yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, po qarkullon në rrjet.

kim kardashian (2)

Sipas “Page Six”, reperi ka deklaruar se ende dëshiron të jetë me ish-partneren e tij, pavarësisht se procedurat e divorcit vazhdojnë ende. Në një intervistë të re, e cila dyshohet se është regjistruar një muaj më parë, gjatë kohës që stili i flokëve të Kanye-t nuk kishte ndryshuar ende, reperi kritikoi “Saturday Night Live” se ka portretizuar ndarjen e tyre dhe pranoi se dëshiron të pajtohet me Kim.

’SNL’ bëri që gruaja ime të thotë ‘U divorcova prej tij’ në televizion, sepse thjesht donin të merrnin vëmendje. Kurrë nuk i kam parë letrat e divorcit. Madje ne nuk jemi të divorcuar. Kjo nuk është shaka. Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të jenë bashkë. Dua që ne të jemi bashkë”,- deklaroi Kanye.

44-vjeçari gjithashtu fajësoi median dhe skuadrën e Kim për “promovim” të idesë së divorcit. Duke qenë se intervista ishte regjistruar më parë, West nuk mund të komentonte për romancën e përfolur të Kim me Davidson.

kim kardashian (1) kim kardashian (1) kim kardashian, maluma (4) kim kardashian (9) kim kardashian (8) kim kardashian, kanye west (1) kim kardashian (7) kim kardashian (6)

© Panoramaplus.al