26 Qershor, 2020

“Dua të gjej një të dashur të ri”- Pas trashëgoi pasurinë e bashkëshortit 81-vjeçar, i riu në kërkim të partnerit: Kam jetën përpara, jam vetëm 27-vjeç


 

I riu rumun, Florin Marin shpreson të gjejë një të dashur të ri vetëm disa orë pas varrosjes së ish-bashkëshortit të saj 81-vjeçar.

Ai e ndaloi familjen e bashkëshortit të tij, Philip Clements që të merrnin pjesë në varrim pasi e akuzonin se thjesht donte lekët e të moshuarit.

Ish-famulltari, që u zhvendos në Rumani për të jetuar me 27-vjeçarin, i la atij të gjithë pasurinë e tij kur vdiq tre javë më parë.

Florin mori pjesë dje në ceremoninë e varrimit në Rumani dhe ndaloi familjarët e Philip që të merrnin pjesë në ceremoninë mortore.

“Planet e mia në të ardhmen janë që të dashurohem me dikë tjetër. Jam vetëm 27-vjeç. Jeta, është para meje. Shpresoj të gjej një njeri të mirë. E di që nuk do gjej dikë si Philip, kurrë. Ai do mbetet në zemrën time për gjithë jetën,”– tha i riu.

Philip u transferua në Bukuresht për të qenë me bashkëshortin e tij, 55 vjet më i ri, në fillim të këtij viti.

Por ai u sëmur në fillim të këtij muaji dhe u dërgua në spital ku vdiq për shkak të koronavirusit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al