Aktorja e njohur Reese Witherspoon disa javë më parë finalizoi divorcin me ish-bashkëshortin e saj, Jim Toth.

Mirëpo së fundmi teksa mori pjesë në një mbledhje në Boston ka treguar se ‘seleksionimi’ i miqësive është sekreti i lumturisë sociale.
“Gjyshja ime thoshte se njerëzit janë kaloriferë në kuptimin që të ngrohin ose puseta në kuptimin që të mbarojnë energjinë. Qëndro me kaloriferët.
Refuzimi ishte një pjesë kaq e hershme e jetës sime, saqë kam mësuar shumë kohë më parë se mendimet e të tjerëve për mua nuk janë punët e mia. Mendimet e njerëzve të tjerë për ty nuk kanë rëndësi.”– tha Rene.

Ndër të tjera ajo gjithashtu u shpreh se një pjesë e lumturisë së njeriut vjen nga liria për të vendosur për veten tuaj, se çfarë dëshironi të bëni dhe me kë dëshironi të rrini.
“Nuk më intereson vërtet se çfarë mendon dikush. Unë do të bëj punën time gjithsesi. Unë do të dal me kë të dua, do të shkoj të rri me një mik që nuk i pëlqen askujt. Kur e liron atë ndjenjën e mendimeve të të tjerëve që të shtypin ose të mbajnë poshtë, je i lirë. Je plotësisht i/e lirë.”- u shpreh aktorja.

Kujtojmë që 47 vjeçarja është nënë e një djali 10-vjeçar, Tennessee, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin e saj, Jim ndërsa pas finalizimit të divorcit dyshja kanë arritur gjithashtu një marrëveshje për kujdestarinë për të voglin e tyre.

© Panoramaplus.al

