Marrëdhënia seksuale përshkruhet nga shumë çifte si një ndër gjërat kyç që nuk duhet të mungojnë në një lidhje dashurie.

Por, një 36-vjeçare ka rrëfyer për “Dear Deidre” se refuzimi nga bashkëshorti i saj sa herë i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale, e ka bërë të mendojë tradhtinë si një opsion për të shuar epshin që ndjen.
Dyshja kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve gjithashtu. Kjo është e vetmja gjë që po e step deri më tani që të mos shkojë me burra të tjerë. Ja rrëfimi i plotë:
“Burri im nuk dëshiron më të bëjë seks me mua. Unë kam shumë epsh dhe jam aq e frustruar sa po mendoj ta tradhtoj. Ai mendon se jam mbipeshë dhe duhet ta mirëkuptoj kur më thotë se është i stresuar dhe i lodhur.
Kanë kaluar gjashtë muaj që kur kemi bërë seks për herë të fundit. Unë jam 36 vjeç dhe ai 40 vjeç. Ne kemi dy fëmijë. Tani po bisedojmë për divorcin, por nuk dua t’i lëndoj fëmijët.
Ndihem aq e refuzuar dhe e pakënaqur, dhe megjithëse e dua, refuzoj të qëndroj në një martesë ku nuk ka seks”.
“Dear Deidre” thotë:
“Diçka ka ndryshuar tek bashkëshorti juaj, dhe të dy duhet të flisni për atë që po ndodh. Stresi mund të ndikojë tek epshi, por shmangia nuk është shpëtim e mbi të gjitha është padrejtësi ndaj jush.
Por tradhtia vetëm do ta shkatërrojë marrëdhënien tuaj. Flisni përsëri me të dhe tregojini që duhet të merrni ndihmë profesionale për çiftet. Kjo jo vetëm për të shpëtuar martesën, por edhe për hir të fëmijëve.”
© Panoramaplus.al
