Pesë vite pasi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, një grua 41-vjeçe ka mësuar nga ajo lidhje jashtëmartesore ka ardhur në jetë një fëmijë.

Gruaja zbuloi për rubrikën “Deidre”, se kur zbuloi tradhtinë e të shoqit “u shkatërrua, por i dhanë edhe një shans njëri-tjetrit”. Por, tani që zbuloi se ka bashkëshorti ka një fëmijë me gruan që e tradhtoi, nuk di sesi mund ta rikuperojnë marrëdhënien e tyre
Rrëfimi i plotë:
Unë jam 41 vjeçe ndërsa ai është 43. Kemi dy vajza të moshës 10 dhe 8 vjeçe, dhe jemi të martuar prej 20 vitesh.
Fillova të dyshoja se më tradhtonte, kur ai doli nga karakteri i tij.
Kur e merrnin në telefon, ai dilte në kopsht dhe fliste atje.
Por bashkëshorti im nuk pranoi asgjë, derisa një ditë shkova në punën e tij dhe u ula jashtë, në parkingun e makinave, derisa ai doli nga zyra, natyrisht me vonesë, i shoqëruar nga një femër.
Ai hipi në makinën e tij dhe P.A u ul në vendin e pasagjerit. Zemra ime u thye taksa i shikoja duke u puthur në buzë.
Unë shkova në shtëpi me makinë ndërsa ai erdhi pas 3 orësh. Kur i tregova se kisha zbuluar tradhtinë dhe e kërcënova se do divorcoheshim, i iku ngjyra e fytyrës.
Ai kërkoi falje dhe më premtoi se nuk do ta bënte më kurrë diçka të tillë.
Vendosa t’i jepja një mundësi tjetër dhe ta falja. Mendova se kishte marrë fund dhe gjërat po shkonin më mirë se kurrë derisa një ditë po kërkoja për syzet e mia të diellit dhe gjeta një fotografi të një djali të vogël pranë shtratit tonë. Fëmija i ngjante bashkëshortit tim.
Supozohet se lidhja jashtëmartesore ka përfunduar por padyshim që ai ka akoma kontakte me këtë grua.
Ndihem përsëri kaq e hutuar dhe kaq e lënduar.
Do të doja ta lija por nuk mund ta imagjinoj dot jetën pa të. E di që fëmijët e mi do të vuanin pasi e adhurojnë babanë e tyre.
© Panoramaplus.al
