11 Nëntor, 2022

Pas Dua Lipës, Bebe Rexhës, Ava Max në MTV Europe Music Awards, i shtohet dhe një këngëtare tjetër shqiptare e njohur


 Do të mbahet këtë të dielë, mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve europiane të muzikës, MTV Europe Music Awards.

Çfarë e bën të veçantë këtë edicion është se pjesëmarrës do të jenë shumë shqiptarë, moderatorja do të jetë Rita Ora, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë disa këngë, ndërsa Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.

Nga ana tjetër, për të katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar rep-artistja, Loredana. Mesa duket ky edicion do të mbahet mend për popullin tonë, sepse me siguri në një moment do të flitet edhe gjuha jonë shqipe. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim.

Ç'po kurdisin? Mes thashethemeve për një romancë, Loredana dhe Noizy sërish bashkë – Abc News

Që pas projektit muzikor ‘Heart Attack’ i cili u kthye menjëherë në hit, Noizy dhe Loredana u përfolën për një romancë mes tyre.

Kjo për faktin se dy reperat janë shfaqur shpesh herë së bashku, duke lënë të aludohet për një raport mes tyre. Së fundmi reperja ka realizuar një pyetësor me ndjekësit e saj ku i kanë drejtuar artistes pyetje nga më të ndryshmet.

 

Sigurisht që në mes tyre nuk do të mungonte dhe një në lidhje me Noizyn. Një ndjekës e ka pyetur Loredanën se çfarë është reperi për të. “Noizy për ty është?”- e pyet ndjekësi. “Një shok që smund ta zëvendësoj askush”– përgjigjet reperja duke i vendosur kështu ‘kapakun’ spekulimeve se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

© Panoramaplus.al