3 Gusht, 2019

Dua Lipa surprizoi publikun në “Sunny Hill Festival” me gjestin e veçantë


Këngëtarja e famshme Dua Lipa, edhe pse nuk perforimoi në “Sunny Hil Festival”, ajo sigurisht që ishte e pranishme së bashku me familjen e saj që organizoi eventin.

Së bashku me familjen, të dashurin e saj dhe miqtë, Dua qëndroi pranë publikut në arenën VIP nga ku ndoqi të gjitha performancat.

Këngëtarja nuk harroi t’i përshëndeste të gjithë të pranishmit në publik, madje duke bërë simbolin e shqiponjës.


Teksa kishte të gjithë vëmendjen e publikut, këngëtarja me origjinë shqiptare i përshëndeti ata me shqiponjën dykrenare, duke i bërë të gjithë të brohorisnin.

Ndërkohë ajo ishte veshur mjaft thjesht me një bluzë të verdhë me lule dhe pantallona.

© Panoramaplus.al