17 Korrik, 2022

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në prezantimin e koleksionit të markës sportive “Puma” (Foto)


Dua Lipa dukej e mrekullueshme përgjatë mbrëmjes të së premtes në prezantimin e koleksionit të saj PUMA të mbajtur në ‘Bistrotheque’ në Londër.

26- vjeçarja, tregoj barkun e saj të tonifikuar e veshur me një kostum sportiv të zi nga koleksioni i ri.

Ajo i shtoi look-ut disa aksesorë me zinxhirë argjendi dhe një çantë dore blu.

Bukuroshja zgjodhi një grim të lehtë, e cila theksonte tiparet e saj natyrale, dhe flokët i kishte të drejta dhe të lëshuara.

Yje të tillë si Nick Grimshaë, Clara Amfo, Meshach Henry dhe Josephine Jones ishin gjithashtu të pranishëm për të treguar mbështetjen e tyre.

Dua Lipa ka shfaqur koleksionin e saj të dytë me PUMA. Ajo mahniti me modelet e saj sportive, duke realizuar një sërë pozash atletike në linjën ‘Butterfly’ për të cilën ajo thotë se është e frymëzuar nga kultura ‘rave’.

© Panoramaplus.al