Teksa shkëlqente me dukjen e tij në skenë, Elton John, mbajti koncertin e fundit në Shtetet e Bashkuara si pjesë e turneut të tij përshëndetës.

Këngëtarja Shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në koncertin e fundit të këngëtarit të madh Elton John.

Dyshja interpretuan për publikun bashkëpunimin e tyre “Cold Heart”, këngë e cila e riktheu pas shumë vitesh Eltonin në krye të top listave britanike amerikane. Madje kjo këngë i shpërbleu ata me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në American Music Awards 2022. Artistja me origjinë nga Kosova është dukur elegante dhe e veçantë me paraqitjen e saj në këtë koncert.


Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa foto, ku dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi elegant me bisht të gjatë. Ajo theksoi elegancën e saj femërore në këtë paraqitje, e cila shumë u komentua nga fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale.
Shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” me 28 Nëntor.

“Mikut tim më magjik Elton John faleminderit që e mbajtët gjallë ëndrrën! Ishte një nder, një privilegj dhe një gëzim të ndaja skenën me ju mbrëmë në shfaqjen tuaj të fundit në Stadiumin Dodgers. Faleminderit për gjithçka, përgjithmonë dhe gjithmonë. Unë të dua”, shkruajti mes të tjerash Dua.
© Panoramaplus.al

