8 Shtator, 2022

Dua Lipa reagon pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth: E pikëlluar…


Dua Lipa ka reaguar pas ndarjes së Mbretëreshës Elizabeth nga jeta në moshën 96-vjeçare. Artistja me origjinë shqiptare ka ndarë fillimisht një foto të Mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj.

Më pas, artistja ka publikuar një postim të platformës së saj ‘Service 95’ ku shkruhet: ” U pikëlluam kur dëgjuam për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. I urojmë forcë familjes dhe të dashurve të saj në këtë kohë thellësisht të vështirë. Mbretëresha Elizabeth II më 4 qershor 1953, e veshur me fustan të dizajnuar nga Norman Hartnell për ceremoninë e saj të kurorëzimit. Foto nga Central”

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by SERVICE95 (@service95)

Harry, Mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles dhe Princi William shkuan të gjithë në kështjellën Balmoral pas përkeqësimit të shëndetit të Mbretëreshës, pasi një përfaqësues i familjes mbretërore bëri ​​një deklaratë për gjendjen e saj të enjten në mëngjes.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha është në Balmoral”, thuhej në deklaratë.

Disa orë më vonë, familja konfirmoi vdekjen e Mbretëreshës përmes mediave sociale. “Mbretëresha vdiq në Balmoral këtë pasdite”, shkroi në Twitter familja mbretërore. 

© Panoramaplus.al