18 Shtator, 2022

Dua Lipa nuk i shpëtoi një incidenti as në koncertin e fundit, por vëmendjen e mori reagimi i saj (VIDEO)


Të mbash një turne madhështor plot spektakël dhe performanca elektrizuese si “Future Nostalgia” e Dua Lipës nuk është aspak e lehtë. Dhe incidentet janë të shumta në ture të tilla sikurse kemi parë shpesh tu ndodhë edhe artistëve të tjerë ndërkombëtarë.

Incidentet e Duas në turin e fundit kanë qenë të shumtë por fatmirësisht asnjërin prej tyre nuk ka qenë me dëme serioze. Së fundmi teksa ka qenë duke performuar në Argjentinë ajo i gjuan me këmbë një objekti në formë hëne të vendosur në skenë për të plotësuar performacën e saj. 

Mirëpo, 27-vjeçares i ngel këmba në objekt dhe për pak u rrëzua. Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë balerinat që e mbajtën dhe larguan objektin teksa videoja e momentit të sikletshëm ka bërë xhiron e rrjetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dua Lipa Chile ?? (@duachile)

Edhe Dua si gjithmonë e ka marrë me sportivitet.

Ajo e ka ripostuar videon në Instagram duke shkruar: “Sigurisht që më ngeli këmba te hëna”.

Incidenti në Milano

Para pak muajsh Dua ndodhej në Milano ku mbajti koncertin e saj të radhës. Mirëpo, fatkeqësisht kryefjala e asaj nate u bë rrëzimi i shqiptares në skenë. Teksa po këndonte e kërcente së bashku me balerinët profesionistë, Dua rrëshkiti në skenë. Megjithatë e kamofloi shumë mirë situatën pasi u ngrit shpejt dhe vazhdoi të këndonte sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Videoja u shpërnda nga të pranishmit në rrjetet scoaiel dhe u bë virale brenda pak orësh. Asokohe Dua shpërndau në Instastory videon e rrëzimit duke shkruar : “Spektakle djersitëse, dysheme të djersitëshme.”

Megjithatë përveç humorit që mund të bëhet me këtë video, ky rrëzim i la një pasojë serioze Duas e cila është vrarë shumë në gjurin e saj. Artistja ndau po ashtu një foto ku tregon të nxirën e shkaktuar nga rrëzimi. “Më nxiu gjurin megjithatë”- shkruante ajo teksa më pas postoi edhe një foto ku shihej tek i ka vendosur akull.

Incidenti me fishekzjarre

Gjithashtu, edhe koncerti i saj në Toronto nuk ka shkuar ashtu siç pritej! Kjo për shkak të disa fansave të cilët futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti i yllit shqiptar, duke i ndezur dhe duke plagosur disa të pranishëm. Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena kur disa fishekzjarre u shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës. Në videon nga incidenti, shihej shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po performonin Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.

 

“Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto”, shkroi Lipa në Instagram Story atë kohë. “Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë.” 

 “Është ndërrmarrë një hetim në vazhdim për ngjarjen ku po punohet shumë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident,” shtoi ajo. “Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme, dhe më vjen shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt.”

Dua filloi turneun e saj ‘Future Nostalgia’ në Amerikë në shkurt dhe pas një pushimi veror, këngëtarja do të mbyllë këtë turne në Perth, Australi.

© Panoramaplus.al