Pak ditë para nisjes së “Sunny Hill Fesival” në Tiranë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në Shqipëri.

Ylli me famë botërore Dua Lipa, vendosi ta presë “Sunny Hill Festival” që do të mbahet në Tiranë, duke shijuar edhe pushimet në jug të vendit, ku nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale.
Së fundmi ylli me famë botërore ka publikuar një foto-album në rrjetet sociale, ku shfaqet më joshëse se kurrë.
Si gjithmonë bie në sy stili i veçnatë i këngëtares së hitit “Levitating”, e cila u shfaq me një fustan mjaft elegant ngjyrë mente teksa pozon në bregdet.

Më tej ajo ka ndarë edhe foto me bikini, ku nxjerr në pah format e saj.

Këngëtarja e hitit “New Rules” publikoi së fundmi në rrjetet sociale një tjetë foto-album, së bashku me motrën dhe miqtë e saj.

Në një foto tjetër Dua Lipa shfaqet më sportive, me veshjen që i nxjerr në pah format e saj.

Më tej ylli botëor tregon edhe një herë sitilin e saj unik e veshur me një fustan, dhe kapele ‘Versace’.

Përveç komenteve të miliona fansave të saj, nuk ka munguar as komenti i gjigandit të teknologjisë “Facebook.”
“Sa herë që poston Dua marrim frymëzime të reja të fitenss-it”- shkruan gjigandi i rrjeteve sociale, duke marrë reagime edhe nga komentues të tjerë.

Dua Lipa dhe komentet e Facebook…
Dua Lipa është e preferuara e Mark Zuckerberg dhe nuk ka dyshime për këtë!

Gjiganti i rrjeteve sociale nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të komplimentuar yllin botëror me origjinë shqiptare.
Autorja e “One Kiss” po shijon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar. Dua ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri.

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkroi gjigandi i rrjeteve sociale.

Edhe këtë herë Dua Lipa ia doli që jehona e Shqipërisë dhe shqiptarëve të dëgjohet kudo. Ku edhe Mark Zuckerberg, nuk kursehet të komplimentojë një yll me rrënjë shqiptare.
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare e Facebook shkruante: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”

© Panoramaplus.al

