Dua Lipa performoi para publikut shqiptar në Prishtinë për herë të parë pas disa vitesh dhe e gjitha ishte thjesht një performancë magjike.
Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm. Ndër këngët që Dua performoi ishin: New rules, Levitating, Don’t start now, Break my heart.
Performanca e saj u shoqërua edhe nga një trup balerinash që e ndezën më shumë atmosferën. Teksa Dua u bë një me to, duke vërtetuar edhe një herë se sa performuese e mirë është.
Dua shkëlqeu e veshur me një set dy pjesësh rozë.
Ndërkohë në mbrëmjet e tjera, pra më 5, 6 dhe 7 gusht Dua do jetë në prapaskenat e Festivalit duke shijuar performancat e kolegëve me familjen dhe miqtë siç ka bërë më parë. Dua performoi për herë të fundit në Kosovë gjatë vitit 2018, që ishte edhe viti i parë i mbajtjes së Festivalit në Prishtinë.

Në 2019 edhe pse ishte e pranishme në Festival ajo nuk performoi por dhuroi një nga momentet më ikonike duke kërcyer vallen e Shotës bashkë me reperin Gashi.
View this post on Instagram
Ndërkohë, kujtojmë se ‘Sunny Hill’ do realizohet edhe në vendin tonë në datat 26,27,28 gusht. Deri tani nuk janë zbuluar ende emrat e artistëve që do performojën në Tiranë, por shpresojmë që Dua të performojë edhe këtu.
© Panoramaplus.al
