E dini se si kthehet një veshje klasik në një moment të paharrueshëm? Duhet të vendosni një manikyr ngjyrë të verdhë neon.

Një gjë të tillë e bëri edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila u shpall nga “Vogue”, si femra me manikyrin më të bukur në eventin e ndarjes së çmimeve.
Lipa ishte siguruar që të kthenin të gjithë sytë te manikyri neon teksa ajo kalonte në tapetin e kuq të “American Music Awards 2018”.

“Vogue” shkruan se fustani i bardhë dhe makijazhi i lehtë morën tjetër përmasë me të verdhën e shndritshme të manikyrit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
