Këtë vit Dua Lipa ishte artistja më e nominuar në BRIT Awards. Këngëtarja me origjinë shqiptare është akuzuar se ka bërë sjelle prej dive.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka hequr emrin e saj nga dhoma e zhveshjes dhe nuk ka pranuar asnjë vizitë aty nga personat që dëshironin t’i uronin suksese.

Të mërkurën mbrëma 23-vjeçarja me famë botërore fitoi çmimin e “British Single” dhe u quajt “një divë ” për sjelljen në prapaskenë që vjen vetëm një javë pasi fitoi “Grammy”-n e saj të parë.

“Dhoma e zhveshjes së Dua-s ishte pranë një dhome SPA-je në prapaskenë që do të thotë se shumë njerëz shkonin atje para shfaqjes. Por ajo e bëri të qartë se nuk donte të ishte atje, pasi të ftuarit vijonin t’ i trokisnin për ta përshëndetur dhe për t’i uruar fat”, ka thënë një burim për “The Sun”.

“Në fund ajo e përplasi derën dhe e fshiu emrin e saj, kështu që askush nuk do ta kuptonte se ishte atje – njerëzit thoshin se ajo sillej si një divë”, shtoi burimi.
© Panoramaplus.al
