Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjithmonë e më shumë na bën krenarë me sukseset e saj dhe me faktin që ajo nuk e harron asnjëherë origjinën e prindërve të saj. Megjithëse ka 15 tatuazhe në trup, njëri prej tyre është më i veçanti për Duan. Dhe është pikërisht ai me shkrimin “Sunny Hill”.

Kështu është shprehur edhe në intervistën e saj të fundit, ku është pyetur ndër të tjera edhe në lidhje me tatuazhin e saj të preferuar.
“Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë. ‘Sunny Hill’ u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, tha ndër të tjera Dua.
“Sunny Hill” ose e përkthyer në shqip “Kodra e Diellit”, është lagje në Prishtinë.



