20 Maj, 2023

Dua Lipa konfirmon romancën e re! Këngëtarja shfaqet krah regjisorit 41-vjeçar, dyshja pozon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shfaqur krah të dashurit të saj në tapetin e kuq në  Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë, mbrëmjen e djeshme.

FwhkyudXwAAf_4T

Këngëtarja 27-vjeçare ka konfirmuar lidhjen me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i i Rita Orës, disa muaj më parë.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private por mbrëmjen e djeshme pozuan bashkë në shfaqjen e filmit “Omar La Fraise”. Për eventin, Dua veshi një fustan të zi “Celine” nga Hedi Slimane.

71202207-12104817-image-a-43_1684541174043dua-6

Ndërkohë Romain dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi  por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo.

Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi një dorë në belin e saj teksa pozonin për foto.

 

© Panoramaplus.al