22 Qershor, 2023

Dua Lipa i vë ‘flakën’ rrjetit/ Këngëtarja publikon foto me bikinit 3000 euroshe


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përveç këngës ajo është e njohur edhe për fizikun e saj tërheqës.

Së fundmi ajo ka treguar figurën e saj të lakmueshme, teksa ka postuar një seri me foto në rrjetet e saj sociale.

Dua kishte një palë bikini ngjyrë rozë të cilat ishin të mbushura me kristale, ndërsa i kombinoi me një varëse “Medusa” dhe disa byzylykë që i shkëlqenin në duar.

Bikinit që kishte veshur krijuesja e hitit “Be The One” janë të firmës “Versace” dhe kanë një çmim pre 3000 eurosh.

Artistja e kombinoi pamjen e saj me një çantë ngjyrë rozë me kristale e firmës “ Crystal Repeat Mii Hobo”, ndërsa kishte veshur një palë tako me të njëjtën ngjyrë.

Teksa mori poza të ndryshme krahas një makine, Dua ‘djegu’ rrjetin me format e saj të tonifikuara.

 

 

© Panoramaplus.al