15 Korrik, 2022

Dua Lipa i bashkohet trendit “Barbiecore”, këngëtarja ndez rrjetin me flokët rozë


Ndryshimi i fundit i Dua Lipës në look do t’ju bëjë të dashuroheni pas ngjyrës rozë!

Ylli i popit së fundmi u tha ‘mirupafshim’ flokëve të saj të errta brune dhe zgjodhi diçka shumë më argëtuese dhe elektrizuese për verën: flokët rozë të ndezur. Dua është e famshmja e fundit që i bashkohet trendit ‘Barbiecore’ që ka pushtuar Internetin.

Nuanca e guximshme ka bërë kaq shumë bujë në muajt e fundit, veçanërisht pasi u shfaqën fotot e Margot Robbie dhe Ryan Gosling nga xhirimet e filmit të ardhshëm të Barbie. Dhe këngëtarja e “Halucinate” nuk është ylli i vetëm që ka hyrë në trendin e flokëve rozë. Të famshëm si Machine Gun Kelly dhe Megan Fox kanë ‘përqafuar’ gjithashtu flokët rozë.

Tani, Dua po shkëlqen me ngjyrën ikonike. Ajo na prezantoi me transformimin e saj epik në fotot e fushatës së saj të fundit me ‘Puma’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Dua ndryshon modelin e flokëve dhe me siguri nuk do të jetë e fundit për të!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

© Panoramaplus.al