Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme në industrinë e muzikës.

Së fundmi në një intervistë për “BBC”, artistja e cila po ‘korr’ suksese të një pas njëshme ka folur më shumë për emrin e saj. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk i ka pëlqyer emri “Dua”, pasi që kur ishte fëmijë ka dëshiruar që të të ketë një emër më anglez dhe më të përshtatshëm.
Ndër të tjera artistja e hitit “Be The One” tha se njerëzit e pyesnin shpesh herë atë mbi origjinën e emrit të saj, pasi siç e dimë “Dua” është një emër shqiptar.
Megjithëse kur ishte e vogël ajo ka preferuar një emër anglez, tani që është rritur mendimi i saj ka ndryshuar plotësisht, pasi tani ajo e kupton vlerën dhe rëndësinë e tij.
“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e vogël, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””, tha Dua.
Kujtojmë që disa javë më parë Dua konfirmoi lidhjen me ish-partnerin e këngëtares shqiptare Rita Ora, regjisorin e njohur Romain Gavras.




