Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka fituar lejen për të rinovuar shtëpinë e saj në Londër, pas një beteje katër vjeçare.

Krijuesja e hitit ‘New Rules’ e bleu pronën në vitin 2017 për 6.75 milionë funte kur ishte vetëm 22vjeçe.
Artistja ka kontaktuar ndërtuesit për ta kthyer shtëpinë në një vilëlusoze, megjithëse atyre u është kërkuar të mos bëjnë zhurmë dhe të përdorin vetëm makineri që nuk janë shumë të forta dhe nuk shqetësojnë komshinjtë.
Një burim i tha The Sun : “Planet e Dua-s për shtëpinë e saj janë epike dhe pas katër vitesh ajo më në fund ka filluar të kërkojë ndërtues për të filluar punën në studion e saj muzikore, pishinën, palestrën, kinemanë dhe zonën e qetësimit”.
“Ajo gjithashtu duhet t’u përmbahet disa marrëveshjeve mjaft strikte për shkak se sa shumë kundërshtime që kishte shtëpia për humbjen e hapësirës së gjelbër”, shtoi burimi.
© Panoramaplus.al

