Pas nxjerrjes në treg të hiteve si “New Rules”, “IDGAF” apo “One Kiss”, këngëtarja e famshme shqiptare de të vij me një bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli.

“If Only” titullohet balada e dy këngëtarëve të famshëm, e cila do të jetë gjithashtu edhe pjesë e albumit të Bocellit, “Si”.
Ka qenë këngëtari italian ai që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka publikuar disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge të përcjellë nga kamerat e BBC, ku shfaqet këngëtarja shqiptare duke kënduar live.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
