Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, kanë bërë daljen e parë publike pas akuzave të nënës së këngëtarit ndaj Zayn Malik. Çifti kishin zgjedhur të shijonin një darkë bashkë në një restorant iranian në Londër. 26-vjeçarja dhe artisti 4 vite më i vogël, ishin veshur thjesht dhe sportivë.

Sipas “Daily Mail”, Yolanda Hadid, 57 vjeç, pretendon se është goditur nga ish-dhëndri, Zayn Malik.
Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik i dhanë fund lidhjes për shkak të kësaj ngjarjeje.

“Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë janë të dy prindër të mirë. Yolanda sigurisht që e mbron shumë Gigi-n. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj,”- tregoi një i afërt i familjes për mediat e huaja.
Detaje të reja kanë dalë në dritë dhe thuhet se e gjitha nisi pas një sherri në shtëpinë që ai ndan me Gigi Hadid dhe të voglën e tyre, Khai. Gigi po modelonte në Paris dhe Yolanda shkoi në shtëpinë e çiftit, mesa duket pa pëlqimin e Malik.

Pas një përleshjeje me fjalë të ashpra, në të cilën ai dyshohet se e ofendoi rëndë, Zayn i tha ish-vjehrrës: “Qëndro larg vajzës sime”.
Më pas thuhet se i ka telefonuar Gigi-t në Paris dhe e ka qortuar. Një roje sigurie ishte dëshmitar i ngjarjes dhe ka treguar se ai i tha: “Nxirre nga shtëpia ime!”, duke iu referuar nënës së Gigi-t.
Sipas “The Sun”, Zayn dhe Yolanda kanë pasur mosmarrëveshje që nga shtatzënia e Gigi-t. Artisti dyshoi se Yolanda kishte nxjerrë në media lajmin e shtatzënisë kur duhej të mbahej sekret.


