29 Korrik, 2022

Dren Abazi kritikon bashkëpunimet e verës, dhe flet për jetën e tij private: Nga hera e fundit që kam bërë seks te e vërteta e romancave me vajzat e showbizit


Këngëtari Dren Abazi ka folur si rrallë herë rreth jetës së tij private dhe bashkëpunimeve të artistëve shqiptarë gjatë verës.

Këngëtari prej vitesh ka treguar se ka një stil tijin në të bërit muzikë, duke qëndruar ndër më të pëlqyerit për publikun dhe duke mos e ‘tradhtuar’ stilin e tij. Së fundmi ai është pyetur nëse do të bëjë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër. Në përgjigjen e tij ai dha edhe një mendim për artistët e tjerë shqiptarë dhe projektet që kanë lançuar gjatë verës.

“Nuk e shikoj të domosdoshëm. Bashkëpunimi këtu është banalizuar pak. Po shikoj që artistët po nxjerrin më shumë bashkëpunime se sa këngët e tyre. Unë nëse vjend ndonjë bashkëpunim pse jo”– tha ai për “Pushime On Top.”

Më tej ai u përball me disa pyetje të sikletshme rreth jetës së tij personale. Dren Abazi zbuloi se aktualisht është beqar, por është duke kërkuar…

“I lidhur s’kam qejf të jem, dua të jem i zgjidhur. Është diçka personale. Jam duke kërkuar gjithë kohës”- tha ai.

Duke shpjeguar “tipin e tij”, Dreni tha se nuk ka shumë kritere, megjithatë zbuloi dy gjëra që i pëlqejnë tek një femër.

“Nuk kam ndonjë kriter. Jam shumë i lehtë te kjo pjesë. Më bëjnë përshtyjpje femrat që flasin pak, më pëlqejnë. Edhe femrat që kanë vetëbesim. S’më pëlqejnë biondet”- tregoi Dreni.

Pyetjes nëse ka pasur lidhje me ndonjë vajzë të showbizit, ai iu përgjigj me bindje: “Asnjëherë!”. Ndërsa kur u pyet për herën e fundit që ka kryer marrëdhënie seksuale, ai vendosi të mos e zbulojë duke treguar një ngjarje që i kishte ndodhur një natë më parë.

“Mbrëmë… Kishte 270 mushkonja në dhomë, ngaqë kishin ikur dritat gjër që nuk ndodh shpesh as në Shqipëri as një Kosovë, u bë një vapë dhe hapa dirtare. Ishte një natë e paharrueshme”– tha ai.

Dreni është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ai është shprehur se ka dashur gjithmonë që njerëzit të fokusohen tek karriera dhe jo tek jeta personale e tij.

© Panoramaplus.al