Këngëtarja e njohur Genta Ismaili, njihet për bukurin e saj dhe zërin magjik.
Këngëtarja pas lindjes së binjakëve duket se nuk është rehatuar mjaftueshëm me flokët e saj.
Ajo me publikimin e fotografive të fundit shkëlqen me dukjen e re, përveç ndryshimit të ngjyrës bëri edhe prerjen e flokëve.

Kur kanë kaluar pothuajse 6 muaj qëkur solli në jetë fëmijët, këngëtarja ka marrë një vendim edhe për karrierën e saj, ndonëse gjatë kësaj periudhe nuk e kemi parë me koncerte, Genta ka vendosur të rikthehet pranë publikut.

© Panoramaplus.al

