7 Nëntor, 2021

Dorian Ramaliu i “Fiks Fare” i jep fund beqarisë në pritje për t’u bërë baba, si ra në dashuri me kolegen e punës


Ky vit nisi mbarë për moderatorin e “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu, pasi në një status në “Facebook”, që ditën e parë ai tregoi se i kishte propozuar partneres së tij, Iva Vaqarri, për martesë. Por duket se viti do të mbyllet po kaq ëmbël për ta.

pjimage - 2021-11-06T141136.742

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe pak para se djali të vijë në jetë, çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë në martesë. Ka qenë vetë Dori që e ka ndarë këtë moment me ndjekësit në “Instagramin” e tij, ku ka postuar foto nga ceremonia, bashkë me partneren, tanimë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Krahas fotove, aktori ka shkruar:

“Një jetë me ty. Dy vite bashkë dhe sot një familje”, duke vendosur edhe datën e kurorëzimit, 3 nëntor 2021.

252105584_613214909856885_2137657402165455_n

Ata kanë zbuluar gjithçka dhe se mes tyre njohja ka rrjedhur shumë natyrshëm. Ata kanë bashkëjetuar prej muajsh, kanë treguar se ardhja e fëmijës në jetën e tyre ishte një surprizë, mirëpo gjërat nuk mund të shkonin më mirë sesa kaq.

Ky vit duket se nisi i mbarë moderatorin e “Fiks Fare”, Dorian Ramaliun.

252208018_128110032926170_4594404667154620670_n

Në një status në “Facebook”, Ramaliu postoi një foto të unazave me partneren e tij, Iva Vaqari. “01.01.2021, Urime për ne!”, – shkruante Doriani përbri fotos.

Iva është pjesë e produksionit të “Fiks Fare” prej vitesh, ku dhe janë dashuruar, dhe së bashku me Dorianin po jetojnë një histori dashurie, që tashmë është kurorëzuar me një martesë. Dorian Ramaliu dhe bashkëshortja e tij, Iva Vaqari, zbuluan për ‘Pushime On Top’ se së shpejti do bëheshimn prindër të një djali.

252294962_179026017759063_7699702387937611734_n

Çifti rrëfyen se janë shumë të lumtur për këtë pritje të ëmbël dhe mezi presin të kenë në krahë vogëlushin. Gjatë intervistës, moderatori Flori Gjini e pyeti edhe në lidhje me marrëdhënien e tij me vjehrrën tironse.

“E kupton vjehrrën se është puro tironse?”, e pyeti Flori. “Puro tironse është, e kuptoj shumë mirë, merremi vesh dhe shumë mirë. Dhe më e bukura është që çdo ditë ka nga një shprehje të re. E fundit që përdoret në familjen tonë më shpesh është ‘gamuç’. Që ta dini, ‘gamuçi’ është gomar. Ma thotë mua, me përkëdheli gjithmonë”, tha Dori duke qeshur.

Doriani modern prej vitesh programin investigativ “Fiks Fare”, së bashku me kolegun aktor Devis Muka.

Para pak vitesh ai dha një intervistë për “Panorama Plus”, ku tregoi se si arriti të dobësohej 12 kilogramë.

Pyetjes si ia ke dalë të dobësohesh kaq shumë, ai iu përgjigj:

251632977_585885199296453_1730136918785671807_n

“Duke bërë dashuri, duke dashuruar çdo ditë e më shumë. Më saktë t’ju them lodhje, konsumim perfekt. Ua sugjeroj atyre që duan të humbin kilogramë në peshë! Po thua se të ka dobësuar seksi, me pak fjalë? Për mua s’ka dashuri pa seks, e për ta vazhduar më tej: Po seks pa dashuri bën ti?, ai tha “Ah jo! Për mua seksi pa dashuri është si të punosh pa rrogë. Kësaj i thonë lodhu kot, po s’ka përfitim.(qesh) Pra je i dashuruar? Nuk do të flisja e s’do të dobësohesha kaq shumë, po të mos isha i dashuruar… (qesh), vazhdoi. Kush është ajo? Sa ta zbuloj mirë kush është, do t’jua prezantoj”, u përgjigje dhe ja ku erdhi momenti i prezantimit.

252413398_3031860260464759_8505235205116055916_n

Pas pyetjes nëse dobësimi ka lidhje me ndjenjat, apo me lodhjen fizike?, ai tha:

“Sigurisht që me të dyja, duke eliminuar apo zëvendësuar vaktin e darkës në orët e vona me seksin. Brumërat dhe ëmbëlsirat gjatë ditës me ndjenjat. Ah, pa harruar puthjet, pasi sa herë më vjen dëshira për të ngrënë, dhuroj një puthje. Nga ky regjim kam humbur 10 kilogramë, maksimumi 12 kg. Uroj mos ta lë ndonjëherë këtë dietë, se do të jetë lehtësisht e dallueshme pastaj.

252762881_544181116850628_5064618927059993918_n

Konsumoj perime, drithëra, fruta. Sa më pak brumëra dhe ëmbëlsira, sa më pak yndyrna dhe në vend të mishit të kuq konsumoj mishin e bardhë, pra, filetot e pulës. Dhe sigurisht shumë ujë gjatë ditës. Por pa një mesazh në celular dhe kafen e mëngjesit, mua s’më hapen sytë. Me sport fatkeqësisht s’merrem”.

Pak alkool po dhe aspak kokainë. Jo për gjë, por s’kam nevojë për stimulues, duke qenë se kam energji me tepricë”, përfundon ai.

241860034_2396448393833148_9024397109566453236_n 241832919_395262252032915_2130031187489641014_n 241729596_882878665991410_2681354409196526966_n

© Panoramaplus.al