Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka deklaruar se nuk e njeh aktorin Donald Veshaj, i cili është aktualisht konkurrent në “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me humor me Enkel Demin në “Abc News” Çuli befasoi me përgjigjen. Drejtori i Teatrit Kombëtar promovoi shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit, të cilën e ka vendosur në skenë bashkë me regjisorin Altin Basha.
Një pjesë nga biseda:
Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.
Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di!
Sibora Bitri: Aktor është.
Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim?
Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”.
Hervin Çuli: Nuk e njoh.
© Panoramaplus.al
