Donaldi ka folur për herë të parë rreth miqësisë së tij me Semin, pas lidhjes me Beatrix dhe pritshmërive se si do jetë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Aktori ka thënë se nuk beson se ata do kenë marrëdhënie.

Dyshja kanë qenë shumë të ngushtë në nisje të aventurës së përbashkët. Ata njiheshin që jashtë shtëpisë për shkak se Semi është shoqja e ngushtë e Borës dhe ishin shumë të afërt. Madje, shumë persona filluan të dyshojnë se mes tyre ka diçka më shumë.
Mirëpo, pas daljes së saj Donaldi u lidh me Beatrix duke i habitur të gjithë. Dhe duke qenë se Semi ka qenë shumë protektive ndaj lidhjes së tij dhe Borës, Donaldi e ka menduar se miqësia mes tyre ka përfunduar tashmë.
Einxhel është shprehur se nuk mendon se raporti i tyre do jetë njësoj, teksa kjo gjë është konfirmuar edhe nga ai.
“Nuk mendoj se me Semin do jesh njësoj siç ka qenë këtu brenda. Nuk mendoj se ajo është një marrëdhënie që mund të rifitohet”- i tha Einxhel Donaldit, i cili iu përgjigj: “Jo, jo. As unë nuk besoj. Unë e respektoj si vajzë është fantastike. E kam thënë gjithmonë, edhe pas lidhjes me Beatrix.”
Semi pas lidhjes së Donaldit me Beatrix ka deklaruar se e gjitha ndodhi se Donaldi nuk mori një shenjë nga Bora. Sipas këngëtares, ai është ndikuar nga fjalët e Meridianit se Bora ka vazhduar jetën jashtë.
Megjithatë, e ftuar herë pas here në spektaklin e “Big Brother VIP”, Semi është treguar objektive në gjykimet e saj. Megjithatë, është vënë re se nuk e mbështet më Donaldin dhe nuk i ka uruar as fitoren.
© Panoramaplus.al
