9 Janar, 2022

“Donaldi e tradhton Beatrixin me…”/ Çfarë ndodhi mes çiftit: Më tha do të bëj një pikturë dhe shkoi te ajo


Një situatë komike ka ndodhur midis Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt, ku kjo e fundit e ka akuzuar aktorin se e “tradhton” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.Beatrix pati një debat me Donaldin për shkak të provës javore, ku në shtëpi janë sjellë disa kafshë të ndryshme duke krijuar kështu një fermë dhe banorëve iu duhet të kujdesën për to.

Këngëtarja është mërzitur pasi ajo dëshironte të qëndronte me qinjgjin, por ia kishte marrë aktori. Ishte Dj Dagz ai që bëri shaka me situatën ku u shpreh: “Ndodhi tradhtia e parë në ‘Big Brother Albania’. Beatrix e tradhton Donaldin me…”

Por Beatrix e korrigjon duke i thënë: “Donaldi e tradhton Beatrixin me lopën. ‘Beatrix do të të bëj një pikturë’ dhe shkon e pikturon lopën. Lajmi ditës.”

Kjo gjë shkaktoi shumë të qeshura dhe humor nga banorët e tjerë.

© Panoramaplus.al