Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Donald Veshaj vendosi që të dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të ndryshme rreth botës për ndjekësit e tij. Ai shtoi se do t’i japi si dhuratë për 7 çifte që kanë motive të bukura për të udhëtuar. Mirëpo, mes shumë komenteve që ai ka pasur në llogarinë e tij në Instagram, mbizotërojnë ato që i kërkojnë që udhëtimin ta bëj ai me Borën.

Madje, sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga ndjekësit e dyshes, nga 20 mijë komente në total, 11 mijë janë për të dhe Borën.

Me një vështirm të shpejt që mund të hedhim në sektorin e komenteve nuk është e vështirë të dallosh se mbizotërojnë ato ku janë bërë tag Donaldi dhe Bora. Madje, këto komente kanë marrë edhe shumë “pëlqime”, çka do të thotë se njerëz të shumtë janë dakord me këtë gjë.
“Merr Borën dhe nisu vet”- shkruhet në një koment me 900 pëlqime, kurse të tjerë me mbi 1 mijë pëlqime i kane etiketuar, e njëri shkruan: “Bora dhe Donaldi e meritojnë se jeta është e shkurtër në fund të ditës veç dashuri kanë.”





Që pas daljes së Donaldit nga “Big Brother VIP” është vënë re se ndjekësit në rrjetet sociale i kërkojnë në komente që të rikthehet me Borën. “Duam të të shohim me Borën, kthehu me të”, “Bora, fale Donaldit se gaboi”, janë disa prej komentetve të shumta në postimet e fundit të Donaldit.
E njëjta gjë ndodh edhe në Instagramin e Borës, ku ‘fun-page’ të ndryshme apo persona të tjerë i bëjnë tag aktorit dhe i kërkojnë Borës të rikthehet me të.

Të dy kanë vendosur të mos ju kthejë përgjigjë këtyre komenteve, por as nuk i ka fshirë ato duke ‘heshtur’ kështu para kësaj situate.
Kujtojmë se Donaldi u nda nga Beatrix menjëherë pas mbarimit të realit-showt. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre por këngëtarja ka bërë me dije se nuk janë më bashkë. Ata kanë fshirë çdo postim për njëri-tjetrin e po ashtu nuk ndiqen më në Instagram.
Ajo që entuzizmoi shumë fansat e çiftit “Bora Donald” është fakti që aktori e hoqi një herë videon e puthjes së tyre dhe e riktheu menjëherë. Teksa postimet me Beatrix nuk i ka më.
Nuk dihet nëse ata do e realizojnë dëshirën e fansave për t’i parë bashkë, por duket se njerëzit që e duan këtë gjë janë të shumtë.

© Panoramaplus.al

