Aktorët binjakë Donald dhe Romeo Veshaj festuan mbrëmjen e djeshme ditëlindjen.
Vëllezërit festuan me familjen e tyre, dhe mes të ftuarve ishte edhe dashuria e Romeos, Jonida Maliqi.
Aktori postoi një foto në krah të këngëtares dhe shkroi: “Me amoren për ditëlindje.”
Ndërsa ish e dashura e Donald Veshajt, moderatorja Bora Zemani nuk ishte e pranishme në festë.
Megjithatë ajo ka uruar dy vëllezërit për ditëlindje. Bora Zemani komentoi në një postim të Romeo Veshajt, ku ky i fundit uronte të vëllain për ditëlindje.
“Asnjëherë vetëm! Gjithmonë bashkë! Edhe 100 vjeç forca ime! ❤️”– shkroi ai.
Dhe moderatorja i uroi: “Familja e bukur! Edhe 100 vite çunaaa.”
Komentoi i Bora Zemanit la të nënkuptohet se ajo është ndarë nga Donaldo Veshaj me mirëkuptim dhe mes tyre s’ka hatërmbetje.
Megjithatë përgjigje i ktheu vetëm ish-kunati i saj, ndërsa ish i dashuri i saj nuk reagoi.
“Faleminderit zemra,”- i shkroi Romeo Veshaj.
Në sy ra edhe fakti që ajo nuk bëri asnjë koment në postimin e ish partnerit, ku aktori uroi Romeo Veshajn.
Aktori postoi një foto me vëallin e tij dhe shkroi: “Mund të të kem kështu gjithmonë? Romeo Veshaj të dua shumë ❤️”
Nuk dihet nëse ish-çifti do të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit dhe arsyeja e ndarjes së tyre.
Ata i dhanë fund lidhjes vetëm pak kohë pasi e bënë publike.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë kanë fshirë fotot e përbashkëtar në rrjetet sociale.


















