20 Gusht, 2022

Don Xhoni surprizon prindërit, ja dhurata luksoze që reperi iu bëri atyre (FOTO)


Disa artistëve i janë dashur shumë vite të bëjnë emër në industrinë muzikore.

Ndërsa disa të tjerëve u kanë mjaftuar vetëm dy vite të afirmohen dhe të korrin sukses në muzikën shqiptare.

Një ndër to është edhe Xhonatan Isufi i njohur si Don Xhoni hitet e të cilit janë përkthyer në të ardhura të konsiderueshme parash.

Përpos makinës luksoze për veten, së fundmi reperi u ka dhuruar një vilë edhe prindërve të tij. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Don Xhoni në Instastoryn e tij ku krahas një fotoje të tyre shkruan: “E ç’ka më duhet ma shumë në jetë sesa kur i shoh këta dy duke qeshur kaq krenarë me djalin e vet. Ju dua e gëzofshi vilën.”

Më herët kujtojmë që reperi i njohur u tregoi fansave të tij makinën më të re me një foto në Instastory. “Helm mbi tokë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ku tregonte makinën e tipit BMW.

Por në vend që të ngelnin me gojëhapur nga makina e tij, fansat asokohe ngelën të habitur nga vendi ku e kishte parkuar. Ai e kishte parkuar makinën në mes të dy hapësirave për parkim në lagjen ‘Dardania’, njëra prej të cilëve ishte e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara.

Nuk vonoi edhe një përgjigje nga Don Xhoni në rrjetet sociale ku pranoi se veprimi i tij ishte i gabuar duke u justifikuar se nuk e kishte pare sinjalin.

“Absolut ka qenë gabim që e kam ndaluar aty [makinën] për pak minuta sa me e realizu foton. Për këtë kam marrë dënimin e merituar prej Policisë sonë që kam shumë respekt për ta dhe kanë shumë të drejtë për këtë gjobë. Por e vërteta dhe vetëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim pasi që nuk e kam parë fare simbolin.Edhe unë gaboj dhe nuk ka njeri që nuk gabon por problemi është që përse e bëni mizën elefant,”-shkruante Don Xhoni.

© Panoramaplus.al