Reperi Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey kanë ngritur dyshimet se po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse nuk e kanë pranuar publikisht, dyshja duket se ka nisur një lidhje në distancë dhe gjërat mes tyre po ecin me hapa të shpejtë.

Fillimisht Ariana bëri tatuazh portretin e tij, më pas ndryshoi mbiemrin e saj në Isufi, që është mbiemri i këngëtarit (Xhonatan Isufi), u shfaq e veshur me fustan të bardhë e në fund iu drejtua Donit me fjalët: “I preferuari i nënës sime”.
Ndërkohë, ditën e djeshme, modelja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të re, nëtë cilën shihet e veshur me bikini të bardha dhe me një kimono ngjyrë jeshile lart. Ajo që tërhoqi vëmendje ishin komentet që Doni shkëmbeu me modelen.

“Mamaja më e mirë”, i komentoi reperi, ndërkohë, Ariana ia ktheu “babai i ardhshëm”.
Kjo i ka bërë fansat të dyshojnë se gjërat mes tyre jo vetëm janë bërë serioze, por tashmë do të bëhen edhe prindër për herë të parë.


