19 Shkurt, 2022

“Domate, djath, jemi popull”/ Festa e Ilirit pas triumfit të Big Brother


Mbrëmjen e djeshme Iliri u shpall fitues i Big Brother Vip. Por festa, vetëm sa nisi në studio, për të vijuar më pas jashtë.

Dhe me aq sa kemi parë në rrjetet sociale, nuk ka zgjatu pak. Sabiani ka publikuar një video në orën 5 të mëngjesit, ku shfaqet me mikun e tij, Iliri duke festuar.

E nëse mendoni se fest aka qenë ‘glamour’ apo luksoze e keni shumë gabim. Ashtu si duket edhe në pamje, fituesi i këtij edicioni, pas festës ka ngrënë një vakt minimalist. “Këto jemi ne, popull. Është ora 5 e mëngjesit, domate, djath”, dëgjohet të thotë balerini në videon e publikuar.

 

© Panoramaplus.al