14 Korrik, 2020

Doli për xhiro me varkë në liqen me djalin 4-vjeçar por u zhduk, gjendet trupi i pajetë i aktores së famshme


Nuk ka më asnjë shpresë se aktorja e famshme Naya Rivera është gjallë.

Policia gjeti një trup në Liqenin Piru, që është identifikuar si 33-vjeçarja.

Aktorja u zhduk të mërkurën pasi doli të bënte xhiro me varkë së bashku me djalin e saj 4-vjeçar.

Vogëlushi u gjet nga një anije tjetër duke fjetur gjumë në varkë, ndërsa nëna e tij u shpall e zhdukur.

Shpresat ishin të pakta që aktorja të mund të ishte gjallë. Madje u tha se trupi i saj mund të mos gjendej kurrë.

Ekipi i kërkimit gjetën trupin të hënën. Në një konferencë për shtyp, sherifi Bill Ayub tha se janë të sigurt që trupi është i Naya Rivera.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shenjë që aktorja të mund të ketë vrarë veten.

Djali i saj tha se u futën në liqen të bënin not, por nëna e tij nuk u kthye më kurrë.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al