23 Korrik, 2020

Doli me të brendshme para pacientëve të prekur me koronavirus, infermierja e famshme punësohet si prezantuese moti


Infermierja ruse, që u bë e famshme pasi doli para pacientëve me koronavirus me të brendshme dhe veshje mbrojtëse transparente sipër, është bërë prezantuese moti.

Nadia Zhukova shkoi për tu dhënë pacientë të infektuar ilaçin e tyre me veshjen transparente me pretendimin se ishte shumë nxehtë.

Fotot e 23-vjeçares u bënë virale në mediat sociale, megjithatë ajo mori mbështetje nga publiku për veprimin e saj.

Tani, Nadias iu është ofruar një rol si prezantuese e motit në stacionin televiziv lokal në Tula, në jug të Moskës, por do të vazhdojë të punojë edhe si infermiere.

Me herët asaj iu ofrua edhe një si modele për një markë ruse për veshje sportive, por 23-vjeçarja insiston se asgjë nuk do ta bëjë që të heqë dorë nga karriera e mjekësisë.

Ndërsa për punën që iu ofrua si prezantuese moti në Vesti Tula, ajo tha: “Është një gjë e madhe për mua. Faleminderit që më dhatë mundësinë ta provoj. Prindërit do më ndjekin, në mbrëmje pas pune.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al