23 Qershor, 2023

Transgjinorja Luana Myrto tregon sfidat që përballet: Diskriminimi më i madh, nga familjarët! Jam shoqëruar edhe në polici


Transgjinorja Luana Myrto e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV ka treguar sfidat me të cilat përballet çdo ditë.

transgjinorja

Ajo tregon se diskriminimin më të madh e ka pasur nga familja dhe fisi, që siç shprehet sapo e kanë marrë vesh e kanë braktisur.

 Gjatë diskutimit, Luana Myrto pati edhe një debat me moderatorin, Klevi Muka. Pasi transgjinorja tregoi edhe një histori të sajën, kur ishte kthyer në një predikuese fetare, por më pas u largua, Muka i tha se “ke dalë nga rruga e zotit”.

Pjesë nga intervista

Përshtypja e parë që ti ke për veten është se ti ndoshta mund të ndihesh si një person normal, por me një zgjedhje anormale. Kjo është dilema e parë që përballet një person transgjinor.

Megi Latifi: A të kanë frustruar?

Diskriminimi imë i madh ndodh nga familjarët, të cilët nuk e kuptojnë zgjedhjen e tënde, pastaj kalojmë tek fisi.

Megi Latifi: Çfarë të kanë thënë?

Njerëzit e fisit dhe kanë sjellje të dhunshme kjo vlerësohet quhet burrëror, kurse kjo e jona paragjykohet dhe jemi në qe e vuajmë.

Megi Latifi: Cilat janë sfidat që kaloni?

Edhe në vuajmë nga varfëria, nga mungesa e arsimit, por sfida më e madhe është ndryshimi i gjeneraliteteve. Kjo ndodh që kur ty të ndalon një polic për të të kontrolluar dhe verifikuar. Mua më ka ndodhur dhe jam shoqëruar në rajon vetëm për arsye se paraqitja ime e jashtme nuk përputhej me atë në pasaportën.

Shoqëria nuk e kupton sepse nuk e vuan mbi kurriz. Është njësoj si për një person me aftësi të kufizuara

Megi Latifi: Kur ka lindur ndjesia jote e parë?

Ti rritesh me atë ide. Është njësoj sikur t’ju pyes kur je ndjerë mashkull apo femër. Unë jam rritur me idenë që jam femër. Kjo e imja është identiteti gjinor. Identiteti gjinor është në mendje.

Mosha kur unë e pranova ishte pasi mbarova gjimnazin. Sepse nuk bëhej fjalë që të pranoje përpara. Reagimi nuk ishte i mirë.

Megi Latifi: Kishe frikë nga reagimi i prindërve?

Po kisha, unë pata një braktisje kolektive, institucionale. U gjenda e vetme dhe pa mbështetje. Kjo ishte një traumë e madhe për mua.

Unë kam pasur edhe një histori me zotin. Kam qenë fetare, në një kishë dhe aty shkova me idenë e konvertimit, por nuk është se funksionoi.

Klevis Muka: Pra ti dole nga rruga e zotit

Na vjen keq që jetojmë në një shoqëri që kemi edhe njerëz si ty që vazhdojnë ushqejnë këtë popull me dogma fetare si në kohën e mesjetës.

Klevi Muka: Unë nuk po te ofendoj, nuk ke pse ndihesh e sulmuar. Definimi im për gjininë është shkencor. Rruga e zotit që po them, zoti predikon mashkull femër, janë të ndara gjinitë

Ti je kaq në gjumë dhe i pandriçuar

Klevi Muka: Në qoftë ndriçimi ashtu nuk dua të ndriçohem

Në një shoqëri si kjo e jona, ku frekunetohen masazhet është të moralshme për ty?

Klevi Muka: Unë nuk kam asgjë, ti ke mendimin tënd. Unë thashë thjesht që dole nga rruga e zotit.

© Panoramaplus.al