19 Shtator, 2023

Dokumentat e divorcit janë firmosur! Ariana Grande dhe Dalton Gomez zyrtarisht të ndarë


Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez së fundmi kanë finalizuar divorcin.

Tashmë dyshja zyrtarisht  i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare, teksa firmosën dokumentet ligjore.

Kujtojmë që lajmet për krisjen e marrëdhënies së tyre filluan të qarkullojnë disa muaj më parë, ndërsa sipas disa burimeve të afërt me artisten pohojnë për People se ylli ka nisur një lidhje të re me aktorin e njohur Ethan Slater, i cili gjithashtu së fundmi i ka dhënë fund martesës me Lilly Jay.

Lajmet për romancën e re të dashurisë së Arianës me Slater filluan menjëherë pasi këngëtarja u nda nga Dalton.

Ariana dhe Dalton  u ndanë në janar ,” tha një burim për People. Ndërsa vazhdoi: “Ajo dhe Ethan kohët e fundit filluan të takoheshin, ndërsa dhe ai është ndarë nga gruaja e tij.”

© Panoramaplus.al