Aktori i njohur turk, Taner Olmez, i cili luante personazhin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive”, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me aktoren Ece Cesmioglu, shkruan “NTV”. Dasma ka qenë e vogël për shkak të kushteve nga pandemia, por vëmendja mediatike kushtuar çiftit të ri ishte e madhe në Turqi.

“Ne jemi shumë të lumtur. Po mbajmë dasmën tonë me një numër të vogël të ftuarish për shkak të pandemisë,”- tha çifti për shtypin turk.

I pyetur muaj më parë për dashurinë, Taner tha:

“Unë jam i fejuar, kam një marrëdhënie shumë të lumtur. Nëse korona nuk do të ekzistonte, unë do të isha martuar deri tani. Nëse korona mbaron, ne do të martohemi këtë verë, nëse jo, do të martohemi me shumë pak njerëz“.


