Aktori i famshëm turk, Taner Olmez, i njohur për rolin e Ali Vefa-s në serialin “Doktori i mrekullive”, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë, raporton “Milliyet”.

Prej një kohe të gjatë, Olmez po jeton një histori dashurie të bukur me partneren e tij Ece Çesmioglu, me të cilën u martua në qershor në një ceremoni të vogël ku morën pjesë miq e të afërm.
Lajmi që Ece Çesmioglu është shtatzënë ka gëzuar të gjithë fansat e çiftit, të cilët i kanë uruar menjëherë.

Taner Olmez, i cili aktualisht ka nisur sezonin e dytë me seritë e ‘Alef’, në një deklaratë të fundit për mediat, tha se është shumë i lumtur që po bëhet baba për herë të parë.
Gjinia e fëmijës ka qenë gjithashtu një temë tjetër që ka ngjallur interes në rrjet. Sipas raporteve të fundit, çifti do të bëhen prindër të një vajze.


