25 Shkurt, 2022

“Doje të dilje se kishe koncerte”- Debat i fortë mes Big Mamës dhe Antonelës në Post BBV: Mashtruese je ti, skuthe


Antonela Berisha dhe Big Mama kanë pasur sërish një debat të fortë në Post Big Brother VIP.

Shkak i debatit është bërë një përplasje mes tyre disa muaj më parë, ku ende ishin banore në BBV. Duke diskutuar për situatën, ish-konkurrentja e Për’puthen tha se është keqinterpretuar deklarata e saj dhe është shfrytëzuar nga Big Mama.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, Antonela e akuzoi se e shfrytëzoi situatën për të dalë nga shtëpia se kishte angazhime muzikore.

Debati: 

Big Mama: Kur të kam sharë serbisht?

Antonela: Disa herë.E ke shfrytëzuar më së miri, ke dashur të dilte atë natë sepse ke pasur koncerte dhe gjete mënyrën më të mirë me e shfrytëzuar. Doje të dilte atë natë.

Big Mama: Ti bëre një akuzë ndaj meje dhe u mundove të më prekësh në pikën më të dobët për të më ulur.

Antonela: Që ditën e parë ka ardhur me sulme ndaj meje. Më thoshte shyqyr që erdha se mezor po prisja që t’i fusja dy shpulla. Nuk më duket një mënyrë elegante e një femre për tiu drejtuar një vajze më të re, kushdo që të jem unë, edhe nëse jam askushi.

Big Mama: Mashtruese je ti, skuthe! Iu qëndroj të gjithë fjalëve që kam thënë për ty.

Kujtojmë se gjatë debatit që patën në BBVIP, Big Mama doli nga shtëpia pasi Antonela tha se e kishte sharë në serbisht. Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda dhe mori menjëherë vendimin për të lënë menjëherë shtëpinë.

© Panoramaplus.al