Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin ‘Fero’ është dënuar nga gjykata në Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, pasi u arrestua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali.
Sakaq sot ka reaguar vetë modelja Arbenita, e cila ka shpërndarë një postim në ‘Instastory’, ku shkruan:
“Jam rikthyer”

© Panoramaplus.al

