12 Korrik, 2023

‘Do të të vras nëse ma merr vajzën’- Goditi me grusht partneren dhe i theu telefonin, arrestohet Ferro! Arbenita largohet nga banesa, e frikësuar ajo…


Reperi i njohur Fero është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji.

arbenita fero

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali.

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzës”.

Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Pas kallëzimit, reperi është arrestuar nga efektivët e Gjilanit  dhe është marrë në pyetje.

© Panoramaplus.al