30 Maj, 2019

“Do të të kujtoj sa të jem gjallë”, Mozzik i trishtuar për humbjen e madhe


Reperja, Loredana Zefi, dha sot për fansat lajmin e hidhur se babai i saj ka ndërruar jetë. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo falenderon të atin e ndjerë për çdo gjë që ka bërë për të.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar ajo.

Për vdekjen e tij la reaguar edhe bashkëshorti i Loredanës, reperi Mozzik, i cili është mjaft i trishtuar për këtë humbje.

“O baba Lush, pusho në paqe. Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë”, ka shkruar Mozzik në fotografinë e baba Lushit.

Loredana ka publikuar gjithashtu një tjetër foto ku bashkëngjitur me të shkruan: “Është dita e babait, por ti je larg. E megjithatë, të ndiej thellë në zemrën time”.

© Panoramaplus.al