26 Korrik, 2023

“Do të të bëj varrin po u bëre…”/ Krist Aliaj kërcënohet me jetë në rrjetet sociale, ish-banori i “BBVIP” bën reagimin e papritur (Foto)


Ish-banori i  edicionit të dytë të “Big Brother Vip 2”, Kris Aliaj, është kërcënuar me jetë nga një përdorues i rrjeteve sociale.

Ishte vetë ai i cili publikoi në InstaStoryn e tij, mesazhin nga personi i pa identifikuar, ku shkruante se ‘do i bëj varrin Kristit nëse merr rolin e opinionistit në Big Brother VIP3’.  Po ashtu ai vijon duke kërcënuar finalistin e BBVIP2, duke i thënë se nuk do të gjenden as kockat.

“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat,” shkruhet në mesazhin e Krist Aliaj, ndërsa ky i fundit duket se nuk është shqetësuar aspak nga mesazhi i tij, teksa e ka marr me sportivitet ku shprehej:

“Si do ia bëjmë tani, opozita është e fortë”– duke i bashkangjitur një emoji me të qeshur.

© Panoramaplus.al