Blogeri Olti Curri ka folur për prezantimin e Alketa Vejsiut në Sanremo. Ai tha se moderimi i saj festivalin e madh të muzikës italiane do të sjellë rezultat në Shqipëri pasi për Alketës u fol shumë në media.

Olti komentoi hyrjen e saj në festival duke thënë se ishte fjalimi ishte shumë i gjatë dhe i dhunshëm.
“Alketa do të sjellë rezultat në Shqipëri, në biznesin e saj që është prezantimi. Pavarësisht zërave pro apo kundër për Alketën u fol shumë, shumë më shumë sesa për prezantuesen tjetër që me thënë të drejtën më erdhi shumë keq sepse kamera e fokusonte vetëm një sekondë dhe e gjithë vëmendja ishte tek bashkëshorti i saj, Cristiano Ronaldo. Ndërsa Alketa keq mirë e mori gjithë vëmendjen për vete. Hyrja e Alketës ishte e gjatë dhe “u dënua” nga asistentët në studio sepse ishin mikrofonat hapur dhe të gjithë e dëgjuan kur i thanë se e zgjate më shumë se 4 minuta sepse aq ishte dakortësia.
Hyrja më trembi sepse ishte e dhunshme, nuk merret vëmendja në atë mënyrë, ishte gati-gati e paedukuar. Amadeus e tregoi këtë me humor sepse ka eksperiencë tjetër,”– u shpreh në një intervistë për Shqipëria Live.
Blogeri shtoi se hyrja e dytë e Alketës ishte më e mirë, ndërsa pranoi se nuk flasin me njëri-tjetrin për shkak të një kritike që ky i fundit i ka bërë prezantueses kur mori vesh që do moderonte në San Remo.
“Donte më shumë të merrte fjalën sesa të ishte në Sanremo. Por mori një kamomil qetësues dhe hyrja tjetër ishte më ndryshe. Monologu nuk më pëlqeu fare, është stili i Alketës. Edhe kur është e heshtur flet shumë. Shumë, shumë fjalë për të thënë atë që do.
Komunikimi ynë është ndalur që pas një postimi që bëra para se të shkonte në Sanremo. Po për Sanremon. Hapja ishte e gjatë dhe përsëritëse, hyja e shkallës dhe u bë meme,”– shtoi ai.



