2 Gusht, 2019

Do të performojë në “Sunny Hill Festival”, këngëtarja e famshme dhuron për Kosovën…


Mbrëmjen e sotme në Prishtinë do të nisë koncertin “Snny Hill Festival”, i cili organizohet nga këngëtarja e famshme Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin.

Ky koncert ka për qëllim promovimin e Kosovës nëpër botë dhe duket se ja ka dalë. Kësaj radhe në skenën e këtij festivali do të jenë të ftuar disa artistë me famë ndërkombëtare mes tyre, Gashi, Calvin Harris dhe Miley Cyrus.

Kjo e fundit do të performojë në natën e parë të koncertit dhe para se të ngjitet në skenë ka vendosur të bëjë një gjest bamirësie për Kosovën.

Gjatë një konference të Duas dhe të atit të saj, ditën e sotme, këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi se Miley ka vendosur që të japë 25 mijë euro në mbështetje të fondacionit të “Sunny Hill”.

Ndërkohë nga ana tjetër, Lipa zbuloi se shumë shpejt do të hapë edhe një akademi në mbështetje të talenteve të reja. Akademia do të mbajë emrin “ Sunny Hill Academy” dhe që tani ka nisur të marrë investimet e para.

© Panoramaplus.al