14 Qershor, 2019

“Do të pëlqente të ishe moderatore e Portokallisë?”, aktorja e humorit gati t’i zërë vendin Xhemit: Me modesti…


Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka zbuluar së fundmi se do t’i pëlqente që të moderonte spektaklin e humorit “Portokalli”.

Ajo do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”, ku me sinqeritet u shpreh se mund ta zëvendësojë moderatoren e njohur, Xhemi Shehu, nëse kjo e fundit nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në videon promo të emisionit, Aulona pyet aktoren: “Në rast se Xhemi sezonin që vjen nuk është në Portokalli, do të bëjë diçka tjetër. Ty do të pëlqente të ishe në të njëjtën kohë edhe aktore dhe moderatore në Portokalli?”.


“Me modesti e them këtë gjë që them se e bëj shumë mirë”, dëgjohet të thotë Dalina, e cila më pas nis të bëjë humor sesi do të ishte prezantimi me Salsano Rrapin.

Ndërkohë gjatë intervistës, aktorja shprehet se ka shumë xhelozi në botën e artit. Madje tregon se ka edhe aktorë që kanë xhelozi seksin e kundërt.

© Panoramaplus.al